
Partia e Arjanit Hoxhës PDE sot ka marrë vendim që të pranojë ftesën e BDI-së për t’u bërë pjesë e saj.
“Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane, në mbledhjen e mbajtur sonte, shqyrtoi ftesën e Bashkimit Demokratik për Integrim për sa bashkimit të forcave politike në kuadër të një formacioni politik.
Duke konsideruar momentumin politik si të rëndësishëm për sa i takon unifikimit politik sa më të madh të shqiptarëve si dhe për të artikuluar sa më fuqishëm në kuadër të një zëri politik sidomos pas Kongresit të BDI-së, ndryshimeve të ndodhura dhe rezolutave të sjella, Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Evropiane vlerëson se duhet t’i jepet shans një bashkimi në kuadër të një partie politike që do të vazhdoje të jetë zëri kryesor i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
Kuvendi Qendror autorizoi kryetarin e partisë për të vijuar bisedimet me kryetarin e BDI-së dhe për të gjetur formën dhe modelin më të mirë për përmbylljen këtij procesi”, thuhet në njoftimin e PDE-së./Telegrafi/
