Nga Federata Shqiptare e Futbollin bëjnë të ditur se qendërmbrojtësi Arlind Ajeti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e sontme kundër Letonisë, transmeton TV21. Siç bëjnë të ditur nga FSHF, Ajeti ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme ku edhe ishte stërvitja e fundit para ndeshjes me Letoninë Ajeti është stërvitur veçmas nga grupi.
“Qendërmbrojtësi ka shfaqur një shqetësim muskulor në kofshën e majtë dhe gjatë ditës së djeshme është stërvitur veçmas grupit. Ai është mbajtur nën vëzhgim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, por nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për të qenë i gatshëm për këtë përballje”, theksojnë nga FSHF.
