Për Armand Dukën, botërori është një rrugëtim i vështirë, edhe më i vështirë se ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, por pavarësisht të gjithave, president i FSHF-së ka besim të futbollistët e kombëtares.
Duka tha se ndeshja me Serbinë ishte e rëndësishme, pasi e mbanë kombëtare shqiptare në lojë për PlayOff-in, por siç shtoi, Andorën duhet parë si një konkurrent vështirë të mundshëm në fushën e saj, por Duka pret që lojtarët e kombëtares ta kuptojnë rëndësinë e ndeshjes,
“Është një rrugëtim i vështirë botërori, është një rrugëtim akoma më i vështirë se sa kualifikueset për Kampionatin Evropian, të cilin ne e kemi e kemi prektë dy herë gjatë tetë viteve të fundit. Rezultati me Serbinë i parë në kohën e shtrirjes sportive, ishte shumë i rëndësishëm për neve, sepse na mban në lojë për të qenë pretendent për PlayOff-in e botërorit. Kemi ndeshje kundër Andorrës, kemi ndeshjen kundër Serbisë, pra janë dy ndeshjet tona. Dy ndeshjet e Serbisë, për të përcaktuar padyshim që jemi pretendent serioz. Jemi një pikë, vetëm një pikë para Serbisë. Duhet të vlerësojmë maksimalisht Andorën. Është një kundërshtar i cili mund të dëmtojë një kundërshtar që në fushën e vet nuk është i lehtë për tu mundur. Nëse mendohet parandersh si ne kemi fituar, nuk do ta fitojmë atë, por unë shpresoj shumë dhe kam besim që futbollistët e kombëtares shqiptare janë aq profesionistë që të kuptojnë rëndësinë dhe vlerësimin që duhet t’japin asaj ndeshje për ta fituar atë pastaj, se ç’bejnë të tjerët, duhet ta shohim”, tha Armand Duka në Hajde flasim në TV21.

