Liverpool duket se është i vendosur të bëjë një merkato të fortë në verën e ardhshme. Mediat angleze raportojnë se klubi i kuq planifikon të shpenzojë të paktën 300 milionë euro, për 3 super yje, të kërkuar me ngulm nga Arne Slot.

Objektivi kryesor i Liverpool-it është Julian Alvarez, sulmuesi i Atletico Madrid. Klauzola e lirimit të argjentinasit është 150 milionë euro, shifër që klubi anglez është gati të paguajë për të siguruar transferimin tij. Aftësia e Alvarez për të luajtur në pozicione të ndryshme sulmuese e bën atë një lojtar ideal për skemat e Arne Slot.

Mesfusha është një tjetër repart që Liverpool synon të forcojë dhe Xavi Simons është i pari në listën e Slot. Holandezi pëlqehet shumë nga trajneri i të kuqve dhe transferimi i tij mund të arrihet për 75 milionë euro.

Emri i tretë në listë është Alessandro Bastoni, shtylla mbrojtëse e Inter-it. Me një kosto të vlerësuar prej 75 milionë eurosh, italiani shihet si element kyç për të forcuar mbrojtjen e Liverpool për sezonin e ri.

The post Arne Slot e “tepron” me kërkesat e tij, Liverpool do të shpenzojë 300 milionë euro për 3 super yje appeared first on Telesport.