Arrestohet 57-vjeçari nga Tetova, dyshohet për ndjekje dhe incizim të një 18-vjeçareje

Më 15.01.2026 në ora 12:10, në rrugën “Jadranska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria E.I. (57) nga Tetova. Sipas denoncimit, ai për një periudhë të gjatë kohore ka ndjekur, shqetësuar dhe incizuar me celular një vajzë 18-vjeçare nga Tetova.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzim përkatës.