Nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Shkup njoftojnë se sot është arrestuar një person i kërkuar me urdhër gjykate për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burg, në lidhje me veprën penale të kontrabandimit të emigrantëve.
“Sot (31.05.2026), në orën 15:00, nëpunësit policorë nga Njësiti i Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup, duke vepruar në bazë të urdhrit të gjykatës, e privuan nga liria A. Xh. (35) nga Shkupi. Personi kërkohej në bazë të telegramit të Gjykatës Themelore Shkup 1, për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burg në kohëzgjatje prej tetë vjet e tetë muaj, në lidhje me veprën penale “kontrabandim i emigrantëve” sipas nenit 418-b të Kodit Penal”, njoftoi SPB Shkup.
Pas arrestimit, A. Xh. iu dorëzua Njësisë Policore Shuto Orizarë për procedim të mëtejmë./Alsat.mk.
The post Arrestohet një person i kërkuar me urdhër gjykate për kontrabandim të emigrantëve appeared first on Alsat.
