Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se një shtetas i Maqedonisë është kapur duke transportuar ilegalisht emigrantë nga Kina, përcjell TV21. Sipas MPB-së, personi në fjalë po transportonte emigrantë me një veturë me targa të një veture tjetër nga Luksemburgu.
“Më 10.11.2025, në orën 19:00, në rrugën “Boris Kidriç” në Gjevgjeli, zyrtarët e Policisë nga Stacioni Policor për Kalim Kufitar dhe Mbikëqyrje Kufitare “Bogorodicë” arrestuan M.I. (22) nga Negotina. Gjatë kontrollit të një automjeti “BMW X1” me targa të Luksenburgut, të cilin e drejtonte ai, u gjetën tre emigrantë nga Kina, ndërsa gjatë kontrolleve të mëtejshme u konstatua se targat i përkisnin një automjeti tjetër. Emigrantët u dërguan në Qendrën e Pranimit dhe Transitit në Gjevgjeli, dhe për ngjarjen u njoftua prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër M.I. do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

