Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë, do të përballet me australianin e pamposhtur Jai Opetaia (31 fitore, asnjë humbje). Kjo sfidë do të zhvillohet më 11 dhjetor, në Kardif.

Përballja mes tyre do të zhvillohet në peshën e rëndë dhe do të jetë pjesë e mbrëmjes magjike ku do të duelojnë edhe Tyson Fury kundër Anthony Joshua. Mësohet se të dyja palët kanë arritur një marrëveshje për zhvillimin e këtij dueli.

Wilder (45 fitore, 4 humbje e 1 barazim) ka mbajtur titullin e peshës WBC, ndërsa Opetaia vjen nga pesha “cruiserweight” (pesha deri 92kg), ku mban titullin WBA dhe atë Ring Magazine të këtij Divizioni.

Ky duel do të shënojë debutimin e Opetaia në peshën e rëndë, përballë njërit prej boksierëve me goditjet më të rrezikshme në këtë sport. Wilder vjen pas një fitoreje në prill ndaj Derek Chisora.

Ndërsa Opetaia synon të bëjë një bujë të madhe në kategorinë e peshave të rënda, duke ndjekur gjurmët e Oleksandr Usyk. Një përballje që pritet me interes në një mbrëmje magjike në Kardif.

The post Arrihet marrëveshja: Wilder sfidë me kampionin e peshës “cruiserweight”, dueli në mbrëmjen e madhe Joshua-Fury appeared first on Telesport.