Pavarësisht formës jo të mirë që ka treguar Newcastle këtë sezon, Anthony Gordon ka shkëlqyer, duke shënuar 17 gola si dhe ka dhënë 5 asiste. Forma e mirë e 25-vjeçarit ka zgjuar interesin e shumë klubeve të mëdha.
Mediet angleze bëjnë me dije se momentalisht Arsenal është klubi më i interesuar për të siguruar shërbimet e Anthony Gordon, i cili pëlqehet shumë nga trajneri i londinezëve, Mikel Arteta.
Sigurisht që largimi nga Newcastle nuk do të jetë aq i lehtë, por sipas burimeve të ndrysjem nga Anglia, Arsenal është gati të paguajë 95 milionë euro për sulmuesin anësor, shifër kjo që përputhet me pritshmëritë e “Qymyrxhinjve”.
Vetë lojtari duket se është gati për të bërë hapin e madh në karrierë dhe transferimi te një ekip si Arsenal, sigurisht që do të ishte një arritje e jashtëzakonshme për të.
The post Arsenal bëhet gati për lëvizjen e parë të verës, 95 milionë euro për yllin e rivalëve appeared first on Telesport.
