Arsenal e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në transfertën ndaj Slavia Prague. “Topçinjtë” kanë gjetur direkt golin që në minutën e parë, pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit perfekt mes dy sulmuesve, Leandro Trossard dhe Mikel Merino.

Belgu asiston, spanjolli finalizon. Goli i parë për londinezët erdhi nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 30-të, pas një goditjeje këndi për anglezët, Lukas Provod prek me dorë topin e goditur me kokë nga Gabriel.

Pas ndërhyrjes së VAR, ka penallti për Arsenalin. Bukayo Saka tregohet i saktë dhe dërgon topin në rrjetë. Saka është lojtari i parë i Arsenalit që shënon në katër ndeshje radhazi jashtë fushe në Champions League.

Ndërkohë në sfidën tjetër, Napoli-Eintracht Frankfurt, vazhdon ende rezultati 0-0.

SHIKGOLAT

The post Arsenal e nis mbarë pjesën e dytë. Kombinim perfekt mes dy sulmuesve, finalizon Merino (video) appeared first on Telesport.