Arsenal ka mundur 3-1 në transfertë Brentford-in në javën e 19-të të Premier League.

Një fitore me përmbysje për skuadrën e Arteta-s, që e ka parë veten në disavantazh të një goli pas vetëm 13 minutash lojë.

BRENTFORD-ARSENAL 1-3 – GOLAT – VIDEO

Vendasit, në fakt, kanë arritur të zhbllokojnë takimin me një gol të bukur të Mbeumo.

Reagimi i Topçinjve ka ardhur në minutën e 29-të, kur Gabriel Jesus ka arritur të gjejë golin e barazimit me një goditje me kokë brenda zonës së rreptësisë.

Përmbysja ka ardhur në harkun e tri minutave në fillimin e pjesë ssë dytë. Merino ka çuar shifrat në 2-1 në minutën e 50-të dhe Martinelli ka realizuar golin e tretë në të 53-ën.

Arsenal-i është ngjitur në vendin e dytë falë kësaj fitoreje dhe është gjashtë pikë larg Liverpool-it kryesues, por Të Kuqtë kanë një ndeshje për të rikuperuar.

Standings provided by Sofascore

The post Arsenal e nis vitin me fitore, përmbys Brentford dhe ngjitet në vendin e dytë (Video) appeared first on Telesport.