Përveç fokusit në kampionat ku mban vendin e parë dhe në Champions League, ku është i kualifikuar për raundin e 1/16-ve, Arsenal po mendon që tani për merkaton e verës.
Një nga objektivat kryesor të “Topçinjve” është të forcojnë sulmin dhe një nga emrat e parë në listën e tyre është ai i Rayan Fofana, sulmuesit 20-vjeçar të Lens, raporton “Sports Boom”.
Në garë për sulmuesin e ri është edhe rivali i Arsenal, Chelsea, që po ashtu e ka në radar Fofana-n. Sulmuesi është nën kontratë me Lens deri në vitin 2029, kosto e transferimit të tij llogaritet 30-35 milionë euro. Sulmuesi francez ka shënuar 5 gola në Ligue 1 këtë sezon dhe konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe.
The post Arsenal ka gati përforcimin e parë të verës, 20-vjeçari që po shkëlqen në Ligue 1. Kushton 30-35 mln euro appeared first on Telesport.
