Arsenal kishte dërguar vëzhgues në fitoren e fundit të Italisë 1-4 në Turqi në Ligën A, për Ligën e Kombeve. Objektivi i londinezëve ka qenë sulmuesi i Interit, Francesco Pio Esposito, autori i golit të katërt, bën të ditur TEAMtalk.
Në anën tjetër, Inter ka rinovuar vetëm pak kohë më parë me sulmuesin italian deri në vitin 2032 dhe largimi i tij gjatë merkatos së ardhshme duket një operacion shumë i ndërlikuar.
21-vjeçari e ka nisur sezonin 2026-27 me dy gola dhe një asistnë katër ndeshje si titullar në Serie A me fanellën e Interit. Pas golit të shënuar kundër Turqisë të hënën e kaluar, ai tani ka një mesatare shënimi më të lartë me kombëtaren italiane sesa legjendari Roberto Baggio dhe më të mirë se çdo lojtar tjetër që nga koha e Gigi Riva, me një bilanc prej gjashtë golash në 11 paraqitje (0,55 gola për ndeshje).
The post Arsenal me mision sekret në fitoren e fundit të Italisë ndaj Turqisë, objektivi ishte ylli i Interit appeared first on Telesport.
