William Saliba është rikthyer në stërvitjen e plotë me Arsenal këtë javë. Kanë kaluar tre muaj e gjysmë nga paraqitja e tij e fundit, e cila ndodhi gjatë gjysmëfinales së Kupës së Botës, ndërsa luante për Francën.

Saliba kishte mbetur jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në shpinë, i cili, ndonëse nuk kërkonte ndërhyrje kirurgjikale, e bëri të domosdoshëm një periudhë të gjatë rehabilitimi.

Mbrojtësi qendror i “topçinjve” mori pjesë në një seancë stërvitore të martën, në prag të ndeshjes së Arsenal kundër Slavia Praga në Champions League. Ky rikthim është një lajm i mirë për trajnerin Mikel Arteta.

Natyrisht që Saliba nuk do të jetë në fushë sot për londinezët, madje as në fundjavë, por ai do të nisë gradualisht punën me skuadrën. Objektivi është që ai të luajë pas dy javësh, pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare.

The post Arsenal merr lajmin e shumëpritur, Saliba rikthehet në stërvitje me grupin pas më shumë se 3 muajsh appeared first on Telesport.