Emri i Martin Zubimendi-t është përfolur prej kohësh për një transferim të mundshëm te Real Madrid. Mesfushori spanjoll ka humbur vendin e titullarit te kampionët në fuqi të Anglisë dhe është i hapur për një përvojë të re.
Në anën tjetër, Arsenal interesohet për Endrick, që po ashtu pritet të largohet nga Real Madrid gjatë merkatos së janarit. Defensa Central zbulon se drejtuesit e klubit londinez i kanë propozuar Arsenalit një shëkmbim të bujshëm gjatë merkatos së janarit mes Martin Zubimendi-t dhe brazilianit Endrick.
Megjithatë, klubi madrilen ka refuzuar kategorikisht këtë mundësi shkëmbimi. Në fakt, pjesa e dytë e sezonit mund të sjellë një skenar krejtësisht të ndryshëm për Endrick. Ngjeshja e kalendarit të ndeshjeve dhe ashpërismi i garës për të fituar trofe, do ta detyrojnë Jose Mourinho-n të aktivizojë një pjesë të madhe të skuadrës së tij. Aftësia e brazilianit për të luajtur në pozicione të ndryshme të sulmit është një avantazh për të, ndërsa objektivi i tij kryesor mbetet të afirmohet te “Los Blancos”. Klubi vazhdon të ketë besim te zhvillimi i tij dhe beson se ai ende e ka potencialin për t’u bërë një lojtar i rëndësishëm.
Kjo nuk do të thotë që Real Madrid ka hequr përfundimisht dorë nga Zubimendi, por Endrick nuk do të përfshihet në operacionin e transferimit të mundshëm të mesfushorit spanjoll gjatë merkatos së janarit.
The post Arsenal propozon shkëmbimin e bujshëm për merkaton e janarit, Real Madrid refuzon kategorikisht appeared first on Telesport.
