Arsenali ka rënë dakord për një marrëveshje prej 67.5 milionë eurosh me Kristal Pallasin për mesfushorin-sulmues Ebereçi Eze. Skuadra e “Topçinjve” do të paguajnë 60 milionë euro, plus 7.5 milionë euro në bonuse për lojtarin
Eze kishte një klauzolë lirimi prej 68 milionë eurosh, e cila skadoi të premten. Kushtet personale mes Arsenal dhe lojtarit tani janë mbyllur dhe palët kanë rënë dakord që lojtari të kryejë të premten vizitat mjekësore para se të hedhë firmën në kontratë.
“Sky Sports News” kupton se Eze pritet të jetë ende në skuadër për ndeshjen e Kristal Pallasit në Ligën e Konferencës, ku dëshiron t’u thotë lamtumirë tifozëve. Arsenal rifilloi ndjekjen e Eze të mërkurën. Dëmtimi i Kai Havertz ishte një faktor kontribues.
The post Arsenali “vjedh” përforcimin e madh të Totenhamit, të premtën firma appeared first on Alsat.
