Arsenali është i vetëdijshëm për “ofensivën” madrilene që po vjen për qendërmbrojtësin William Saliba, por trjaneri Mikel Arteta do bëjë gjithçka për ta penguar francezin të transferohet te Rela Madrid.

Tekniku e sheh atë si një nga shtyllat kryesore të Arsenalit, në mos më i rëndësishmi.

Klubi londinez planifikon t’i ofrojë atij një kontratë të re me rritje të ndjeshme page, duke qenë se fundi i kontratës aktuale po vjen shpejt (2027).

Real Madrid, ndërkohë, në verë do të provojë dy mbrojtës me parametra zero, Ibrahima Konaté dhe Dayot Upamecano.

The post Arteta ka frikë nga Alonso, po blindon lojtarin më të rëndësishëm të Arsenalit appeared first on Telesport.