Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka komentuar fjalët e fundit në merkaton e verës. Kampionët e Premier League janë ende të lidhur me disa emra të rëndësishëm, si në afrime ashtu dhe në largime.

Çfarëdo që të lexoni ejani dhe trokisni në derën time dhe unë do t’ju them nëse është e vërtetë apo jo. Nëse do të vendosnim në të gjitha këto mure katalogun e të gjithë lojtarëve që kemi dashur në tre muajt e fundit, mendoj se do të na duhej e gjithë ndërtesa”, tha Arteta.

Mendoj se ata e dinë se ka kaq shumë spekulime me kaq shumë lojtarë. Nëse ndonjëherë ndiejnë dyshime për atë që mendojmë për ta ose nëse do të rekrutojmë një lojtar, do t’ia them menjëherë pasi konkurrenca do të rritet”, tha Arteta.

Më tej, spanjolli tha: “Gjëja e mirë që kemi në ekip është se shumë lojtarë kanë shkathtësi të madhe për të luajtur dhe për të zënë pozicione të ndryshme. Ne do të shohim ndryshime në lidhje me kundërshtarin, me lojtarët që kemi në ekip”.

“Sot jam i kënaqur. Shpresoj që kur të mbyllet sezoni të jem edhe më i kënaqur sepse do të jem edhe më i bindur se ekipi ka pasur një performancë të shkëlqyer kundër Aston Villa dhe e ka fituar ndeshjen dhe jemi në skenarin më të mirë të mundshëm”, tha Arteta.

The post Arteta: Kemi ekip me lojtarë që kanë karakteristika të ndryshme, konkurrenca bën mirë appeared first on Telesport.