Arsenal fitoi 5-1 ndaj Crystal Palace në Premier League, por “topçinjtë” morën edhe një lajm të keq. Sulmuesi Bukayo Saka u dëmtua dhe doli nga fusha pas 24 minutash lojë, duke lënë në dilemë rikthimin e tij në fushë.

Saka pësoi një dëmtim të kofshës gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes, 23-vjeçari anglez u pa duke u larguar nga stadiumi “Selhurst Park” me paterica. Lajmin e konfirmoi BBC.

Për gjendjen e lojtarit foli edhe trajneri Mikel Arteta, që sqaroi: “Ai ndjeu diçka në kërthizën e tij dhe nuk mundi të vazhdonte të luante. Gjendja e tij do të vlerësohet. Jam shumë i shqetësuar për të”.

Më tej ai foli edhe për kohën e rikuperimit të sulmuesit: “Është e vështirë të thuhet. E vlerësuan pas ndeshjes, por është shumë e vështirë për të thënë se sa serioz është dëmtimi”.

Të humbasësh dy lojtarë në 24 orë nuk është gjë e mirë. Fatkeqësisht, me sasinë e lojërave që po luajmë dhe me këtë calendar kaq të ngjedhue kjo gjë nuk më habit. Por skuadra do të reagojë në këtë moment”, shtoi Arteta.

The post Arteta në ankth për gjendjen e Saka, sulmuesi largohet nga stadiumi me paterica appeared first on Telesport.