Arsenali arriti të bënte një kthesë të plotë dhe të festonte në transfertë ndaj Njukasëllit në derbin e raundit të 6-të në Premier Ligë. Heroi i “topçinjve” ishte Gabriel, i cili përdori “armën më të fortë” të klubit londinez – goditjet nga këndi për t’i sjellë ekipit të tij një tre pikë të rëndësishme.vKënaqësia pas triumfit nuk u fsheh nga trajneri Mikel Arteta, i cili tha se nuk ka ndjenjë më të mirë se një fitore në minutën e fundit.

“Një ndjenjë e jashtëzakonshme. Ky është futbolli, është një lojë ekipi kur merr atë që meriton në fund. Jam krenar për këtë ekip, mënyrën se si luajtëm, mënyrën se si e kuptojmë njëri-tjetrin, por edhe si i përgjigjemi situatave të vështira dhe gjejmë një mënyrë për të festuar me lojtarët që kontribuojnë nga stoli. I jashtëzakonshëm”, tha Arteta.

The post Arteta: Nuk ka ndjenjë më të mirë se një fitore në minutën e fundit appeared first on Alsat.