Arsenal do të luajë sot në mbrëmje ndaj Tottenham në Premier League, një ndeshje derbi e rëndësishme për “Topçinjtë” që synojnë të përfitojnë nga barazimi i djeshëm i Liverpool për të rihapur garën për titull. Trajneri Mikel Arteta i duhet të bëjë me mungesa të shumta, sidomos në sulm.

Dëmtimi më i fundi tai i Gabriel Jesus: “Nuk duket mirë edhe pse duhet t’i nënshtrohet testeve më të plota specifike. Për momentin nuk dua të konfirmoj se ai ka këputur ligamentin e kryqëzuar derisa të kemi raportin në dispozicion, por duekt se jemi drejt asaj rruge

”.

Me gjith këto dëmtime kjo është periudha më sfiduese që kemi pasur ndonjëherë. Gjërat ndodhin për një arsye në këtë jetë, ne duhet të përshtatemi. Megjithatë, ekipi po shkon mirë dhe po mundohet të bëjë më të mirë. Edhe Calafiori është drejt rikuperimit, mund të luajë”, tha Arteta.

Nuk e mohoj që në merkaton e janarit po kërkojmë një sulmues. Ne po kërkojmë në mënyrë aktive dikë në treg për të përmirësuar ekipin. Ne po përpiqemi ta gjejmë atë edhe pse në janar është e vështirë për këto gjëra”, shtoi Arteta.

Sot kemi një ndeshje të bukur, është një derbi, ndoshta ndeshja më e mirë e sezonit për ta parë dhe luajtur. E di se çfarë do të thotë për njerëzit tanë, është diçka që varet nga ne. Ne duhet të krijojmë atmosferën më të mirë”, shtoi trajneri spanjoll.

The post Arteta pranon: Po kërkojmë në merkato lojtarët e duhur, kjo është periudha më sfiduese që kam patur appeared first on Telesport.