Disa ditë më shumë pushim për Arsenal dhe trajnerin Mikel Arteta, që të mërkurën do të përballet me Brentford në Premier Leeague. Kjo i jep mundësi trajnerit të studiojë mundësi të ndryshme në lidhje me lojtarin që do të zëvendësojë Saka, i dëmtuar dhe dy muaj larg fushave.
“Bukayo do të jetë jashtë për shumë javë. Mund të them se zëvendësuesi i tij do të jetë një lojtar nga ekipi dhe jo ndonjë që vjen nga jashtë. Ne duhet të përshtatemi me cilësitë e individëve dhe jam i sigurt se do ta bëjmë këtë. Ndoshta mund të jetë Martinelli”, u shpreh Arteta.
“Me dëmtimet e shpeshta që ndodhin një trajner duhet të rizbulolojë lojtarë në pozicione të ndryshme dhe në marrëdhënie të ndryshme. Kjo më bën një trajner më të mirë”, tha trajneri spanjoll, që ka vlerësuar edhe punën e mbrojtësve: “Jam shumë i lumtur që në mjaft ndeshje nuk kemi pësuar gol”.
The post Arteta zbulon zëvendësuesin e Saka: S’kemi nevojë për blerje, ai do të jetë një lojtar nga ekipi appeared first on Telesport.
