Duke qenë se Joshua Kimmich po hezitonte për të rinovuar kontratën, Bayern Munich për këtë arsye ka tërhequr ofertën për një kontratë të re për mesfushorin gjerman. Në këtë mënyrë, largimi i Joshua Kimmich nga Bayern gjatë merkatos së verës duket shumë i sigurt.

Për mesfushorin gjerman ka interes nga shumë klube të mëdha, duke nisur nga gjigantët e Spanjës si Barcelona e Real Madrid, e për të vazhduar me gjigantët e Premier League si Manchester City, Manchester United, Liverpool dhe Arsenal. Sky Sport raporton se është pikërisht klubi i Arsenal-it favoriti kryesor për të firmosur me mesfushorin gjerman.

Me largimet e mundshme të Thomas Partey dhe Jorginho, “Topçinjtë” kanë piketuar Joshua Kimmich si njeriun e duhur për të përforcuar repartin e mesfushës. Arsenal është gati ta bindë Kimmich duke i ofruar një super rrogë dhe mbi të gjitha duke i besuar rolin kryesor në mesfushë.

The post As Barcelona, as Reali dhe as City! Kimmich merr ofertën interesante nga një super klub appeared first on Telesport.