Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në Click Plus në TV21 duke folur për raportet mes liderëve të VLEN-it, tha se as në një familje nuk ka harmoni absolute, por se mosmarrëveshje nuk ka.

“As në familje nuk ka harmoni absolute, por aman nuk ka asnjë incident, asnjë mosmarrëveshje në kuadër të VLEN-it për shkak se te ne funksionon balancuesi mirë dhe ne nuk kemi lejuar që të futen pyka që mund ta dëmtojnë kohezionin mes partive që janë pjesë e VLEN-it. Andaj gjithçka që flitet është vetëm insinuantë dhe dëshirë e dashakëqijve por nuk ka asgjë reale që e dëmton raportin tonë si VLEN”, tha Ibrahimi.