Asambleja e Ekspertëve në Iran ka zgjedhur këtë të martë liderin e ri suprem të vendit, pas raportimeve për vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei në një sulm izraelit gjatë fundjavës.

Sipas mediave iraniane, në krye të Republikës Islamike është emëruar djali i tij, Mojtaba Hosseini Khamenei.

Mediumi Iran International raporton se zgjedhja është bërë nën presionin e Gardës Revolucionare, me qëllim që të sigurohet vazhdimësia e udhëheqjes së Republikës Islamike pas vdekjes së Khameneit.

Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, është djali i dytë më i madh i ish-Udhëheqësit Suprem dhe prej vitesh konsiderohet figurë me ndikim në qarqet politike dhe fetare në Iran.