Ligji i ri për lojërat e fatit tregon qartë se premtimet e VLEN për luftën kundër bixhozit kanë qenë vetëm mashtrim politik elektoral. Neni 7 i projektligjit i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut të drejtën ekskluzive për organizimin e lojërave të fatit online përmes një shoqërie shtetërore.Me fjalë të tjera, në vend që të luftojë bixhozin online, Izet Mexhiti po e institucionalizon atë. “Izet Megawini” nuk është më metaforë, është realitet ligjor.

Në ndërkohë neni 24 detyron kazinot dhe klubet me aparate të largohen së paku 500 metra nga shkollat, por ky kusht nuk vlen për bastoret.Madje edhe ky kufij minimal për kazinot nuk hyn në fuqi menjëherë, nenet 180 dhe 181 e shtyjnë zbatimin deri më 1 korrik të vitit 2027.Dy vite pritje, ndërkohë që fëmijët tanë vazhdojnë të kalojnë çdo ditë pranë dyerve të lojërave të fatit.Prandaj pyetjet e pashmangshme që shtrohen në këtë rast janë:Pse bastoret gëzojnë privilegje të veçanta dhe përjashtohen nga kufizimet? Cilat interesa mbrohen me këtë përjashtim? A është kjo pasojë e lidhjeve dhe afërsisë me pronarët e industrisë së bixhozit?

Qytetarët e mbajnë mend shumë mirë rastin e Kozhufit, katastrofën ekologjike ku pronari i rrjetit të bastoreve “Sport Life”, Gjoko Sterjovski, ndërtonte hidrocentrale duke shkatërruar zona të tëra natyrore.Izet Mexhiti atëherë në cilësinë e ministrit të Ekologjisë, nuk ndërmorri asnjë masë konkrete për të parandaluar këtë shkatërrim ambiental.

Heshtja e atëhershme dhe heshtja e sotme vijnë nga i njëjti burim.Modeli nuk ka ndryshuar, oligarkët e bixhozit mbrohen,bastoret privilegjohen,lojërat online legalizohen,gjithçka me vulën e shtetit.

Ky nuk është ligj kundër bixhozit.Ky është një ligj për riorganizimin e interesave të industrisë së bixhozit.

Aleanca për Shqiptarët kërkon mbyllje reale të të gjitha lokaleve të bixhozit pranë shkollave dhe zonave të banuara.
Heqjen e çdo privilegji ligjor për bastoret. Transparencë të plotë për organizimin shtetëror online të lojërave të fatit. Përgjegjësi institucionale për çdo lidhje politike me oligarkët e bixhozit.

Qytetarët meritojnë institucione që mbrojnë interesin publik, jo politikanë, pushtetarë që mbrojnë industrinë e bixhozit.

Aleanca për Shqiptarët nuk do të qëndrojë duarkryq pa vepruar përballë një ligji që më shumë i’u shërben interesave private dhe është në dëm të qytetarëve.

Përmes deputetëve të saj në Kuvend, dhe në bashkëpunim të ngushtë edhe me qytetarët dhe lëvizjet kundër bixhozit, ASH do të paraqesë amendamente konkrete që e kthejnë këtë ligj në atë që duhet të jetë, një mburojë të vërtetë për familjet në veçanti dhe për gjithë shoqërinë në përgjithësi.

Besojmë se një ligj i drejtë është i mundur. Por ai nuk do të vijë nga ata që mbrojnë oligarkët, do të vijë nga presioni i organizuar i qytetarëve të vetëdijshëm për dëmet dhe pasojat që sjell bixhozi, dhe nga përfaqësuesit që kanë guximin të qëndrojnë në anën e duhur atë qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët është e vendosur.Do të luftojë brenda institucioneve me çdo mjet demokratik që ligji lejon, derisa ky projektligj të pasqyrojë vullnetin e qytetarëve, dhe jo interesat e industrisë së bixhozit.