Në mbledhjen e 21-të të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), e cila u mbajt sot, janë zgjedhur dy anëtarë të rregullt, tetë anëtarë korrespondentë, katër anëtarë jashtë përbërjes punuese dhe dy anëtarë nderi.
ASHAM njoftoi se për anëtarë të rregullt janë zgjedhur anëtarët korrespondentë Izet Zeqiri dhe Blazho Boev.
Për anëtarë korrespondentë janë zgjedhur: prof. dr. Gordana Lazhetiq në Departamentin e Shkencave Shoqërore, prof. dr. Mirko Todorovski dhe prof. dr. Dimitar Trajanov në Departamentin e Shkencave Teknike, prof. dr. Aleksandar Uzunov në Departamentin e Shkencave Natyrore, Matematikës dhe Bioteknike, si dhe prof. Zharko Basheski, prof. Nevzat Bejtuli, prof. dr. Dragan Dautovski dhe prof. dr. Ivica (Ivan) Xheparovski në Departamentin e Arteve.
Për anëtarë jashtë përbërjes punuese janë zgjedhur: prof. dr. Stojko Stojkov nga Departamenti i Shkencave Shoqërore, prof. dr. Svetllana Mojsov nga Departamenti i Shkencave Mjekësore, prof. dr. Gordan Karaman nga Departamenti i Shkencave Natyrore, Matematikës dhe Bioteknike dhe prof. dr. Sibila Petlevski nga Departamenti i Arteve.
Për anëtarë nderi të MANU-së janë zgjedhur prof. dr. Trajçe Stafilov në Departamentin e Shkencave Natyrore, Matematikës dhe Bioteknike dhe prof. dr. Vlado Popovski në Departamentin e Shkencave Shoqërore./TV21

