Manchester City fitoi 3-0 ndaj Sunderland, duke iu afruar me vetëm dy pikë diferencë Arsenalit të vendit të parë. Goli i tretë i ndeshjes u krijua në një mënyrë spektakolare, me Rayan Cherki që bëri një krosim të guximshëm me “rabona” nga krahu i djathtë për Phil Foden që e shndërroi në gol. Pavarësisht asistit të bukur, trajneri i City, Pep Guardiola, shprehu mosmiratimin e qartë për gjestin e francezit.
“Nuk e kam parë kurrë Messin të luajë dhe të bëjë një krosim të tillë… Messi është lojtari më i madh në histori, dhe as prej tij nuk kam parë kurrë pasime të tilla. Një krosim është në rregull, është gjithçka mirë… Nuk ka rëndësi nëse është me këmbën e djathtë, të majtën, pjesën e jashtme të këpucës, me kokë, nuk ka rëndësi. Nëse funksionon, shkëlqyeshëm.
Por mua më pëlqen thjeshtësia dhe dua që lojtarët e mi t’i bëjnë mirë gjërat e thjeshta. Nëse do që të bësh një asistim me “rabona”, nëse ke një talent të veçantë që të kanë dhënë mami dhe babi, atëherë bëj çfarë të duash. Por nëse nuk funksionon, atëherë ka probleme. Atëherë do të jesh në telashe”, tha Guardiola.
The post Asistoi më “rabona”, Guardiola kritikon yllin e ekipit: Nuk e kam parë kurrë Messin ta bëjë një gjë të tillë appeared first on Telesport.
