Jurgen Klopp nis sot zyrtarisht rrugëtimin e tij në krye të Gjermansië, në sfidën ndaj Holandës, e vlefshme për Kupën e Kombeve. Klopp e ka nisur me shumë risi te Gjermania. Një nga këto risi ishte padyshim grumbullimi i 44 lojtarëve, të ndarë në dy gruper, për 4 ndeshjet e Gjermanisë në Ligën e Kombeve.

Ky vendim i Klopp e ka befasuar pa masë Thomas Muller, me të cilin komentuan ndeshjet e Botërorit dhe kaluan shumë kohë së bashku. “Klopp bëri menjëherë diçka të pazakontë: grumbulloi 44 lojëtarë për një angazhim ndërkombëtar. Kjo gje nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Askush nuk e priste një gjë të till”, tha Muller.

Ish-sulmuesi i Gjermanisë, nuk e konsideron aspak si gjë negative faktin që Klopp po përdor një skuadër “XXL”, me dy grupe të ndara. “Në këtë mënyrë, që në fillim të mandatit të tij, ai mund t’u japë mundësinë shumë lojëtarëve që të tregojnë vlerat e tyre në kombëtare,” tha Muller.

The post “Askush nuk e priste këtë”, vendimi i Klopp që ka befasuar Thomas Muller appeared first on Telesport.