Klubi i Beshiktashit ishte shumë i interesuar për të afruar Kristijan Asllanin gjatë merkatos së janarit, teksa kishte bërë gati një ofertë të rëndësishme ekonomike për të si dhe për Interin që zotëron kartonin e tij pasi ai të kthehet nga huazimi nga Torino.

Por duket se edhe kjo ofertë nuk është marrë në konsideratë nga futbollisti shqiptar i cili sipas gazetës së njohur italiane “Tiuttosport”, e ka refuzuar atë.

Të njëjtat burime theksojnë se tashmë Asllani i ka ngulur sytë Bolonjës, një klubi që e kishte kërkuar që në verë dhe po pret që kjo e fundit të bëjë hapin e radhës për të siguruar një akord me Interin për të. Trajneri Vinçenco Italiano raportohet se është një admirues i futbollistit të Kombëtares shqiptare dhe ai do të kishte hapësira të rëndësishme në radhët e kësaj skuadre.

The post Asllani refuzon ofertën e Beshiktashit për të luajtur në Seria A appeared first on Alsat.