Astronautja e NASA-s, Zena Cardman, ka kapur pamje mbresëlënëse të një prej fenomeneve më të rralla natyrore, Dritave të Veriut apo Aurorës Boreale, më 17 nëntor.
Në një video të publikuar, drita e gjelbër e aurorës ndriçon qiellin mbi Shtetet e Bashkuara, duke krijuar një perde të fuqishme drite që shpërndahet mbi atmosferën e Tokës, raportoi të dielën “Euronews”.
Cardman theksoi se edhe pse kurrë nuk ka pasur mundësi ta shohë këtë dukuri nga toka, ajo shfaqet shpesh nga orbita.
NASA njoftoi se Cardman aktualisht shërben si udhëheqëse e misionit SpaceX Crew-11.
