Atalanta konfirmohet si ekipi me ne forme ne Itali dhe nder me te miret ne Europe pas Liverpool duke arritur fitoren e nente radhazi ne kampionat. Skuadra e Bergamos synon seriozisht fitimin e titullit sivjet. Fitorja ndaj Milanit konfirmon momentin magjik te djemve te Gasperinit qe e zgjidhin ne fund me Lookman.

Pas vetëm 12 minutash lojë, Charles de Ketelaere kaloi Atalantan në epërsi me një asistim të De Roon.

Por, 10 minuta më vonë, Alvaro Morata i barazoi shifrat në 1-1 me asistimin e Rafael Leaos.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën pati një fund dramatik teksa Milani humbi Pulisic per demtim.

Me gjithe pritjet e Mike Maignan pjesen e dyte, Milani nuk arriti të rezistonte, pasi Emerson Royal harroi  Ademola Lookman i cili ne shtyllen e dyte arriti të shënojë golin e epërsisë për vendasit në minutën e 87-të.

GOLI I LOOKMAN – VIDEO

Retegui pati shansin e tris por Maignan beri nje superpritje. Pas javës së 15-të, Atalanta është lidere me 34 pikë, ndërsa Milani në të shtatin me 22 pike.

Në javen e 16-të, Milani do të përballet me Genoan.

 

The post Atalanta e pandalshme, mund Milanin dhe kërcënon Napoli e Inter seriozisht! (VIDEO) appeared first on Telesport.