Arrigo Sacchi, ish-trajneri legjendar, ka ndarë mendimet e tij për ndeshjen mes Atalantës dhe Milanit, e cila është një nga sfidat kryesore të javës së 15-të të Serie A, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”: “Janë dy skuadra që do të luajnë pa frikë, pa tensione dhe me shumë, shumë guxim.
Ky është parashikimi im për Atalanta-Milan, një sfidë e nivelit të lartë, e cila mund të ofrojë disa përgjigje. Në rast fitoreje, bergamaskët do të jenë gjithnjë e më shumë në rrugën për të luftuar për titullin, një objektiv për të cilin mund të luftojnë deri në fund.
Nëse fiton Milani, do të ketë mundësinë të rikthehet dhe të përmirësojë pozitat në klasifikim. Në çdo rast besoj se do të jetë një ndeshje spektakolare. Shpresoj që të jetë kështu, sepse më në fund futbolli italian, këtë sezon, po kalon nga e kaluara dhe po hyn në të ardhmen”.
Sacchi vazhdoi: “Për një gjë jam i sigurt: asnjëra nga dy skuadrat nuk do ta ndryshojë stilin e saj. Kjo do të thotë se Atalanta do të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, duke shtuar presionin dhe mbrojtjen me mbulime të plota të lojtarëve, duke përdorur mbështetje të shpejtë në krahë dhe bërë dublim në fazën e mbrojtjes.
Milani do të përgjigjet me stilin e tij të zakonshëm, duke luajtur me dy krahë dhe një sulmues qendror, do të ketë në mesfushë një çift lojtarësh që do të bëjnë punën e dyfishtë si në mbrojtje, ashtu dhe në ndërtimin e sulmit”.
The post Atalanta-Milan, ja prognoza e Sacchi: Asnjëra nga skuadrat nuk do ta ndryshojë stilin e saj appeared first on Telesport.
