Është Inter-i finalistja e parë e Superkupës së Italisë.
Në gjysmëfinalen e parë, skuadra e Inzaghi-t ka mundur 2-0 Atalanta-n dhe ka prerë biletën për aktin e fundit të turneut që më 6 janar do t’i vërë milanezët përballë njërës mes Milan-it dhe Juventus-it.
Inter [1] – 0 Atalanta – Denzel Dumfries 49′ – Video
Në Al-Awwal Park të Riad, kampionët e Italisë në fuqi kanë krijuar më shumë por janë ndalur nga një super Carnesecchi dhe kanë rrezikuar të pësojnë gol nga Scalvini.
Inter [2] – 0 Atalanta – Denzel Dumfries 61′ – Video
Në pjesën e dytë ka shpërthyer Dumfries: holandezi ka zhbllokuar ndeshjen me roveshiatë, më pas ka dyfishuar avantazhin me një goditje të mrekullueshme në limitet e zonës së rreptësisë.
Në fundin e ndeshjes i është anuluar një gol Ederson-it për një pozicion të parregullt të De Ketelaere dhe Sommer ka bërë dy super pritje ndaj Gjimshitit dhe Lookman.
The post Atalanta reziston vetëm 45′, Dumfries i dhuron finalen Inter-it (Video) appeared first on Telesport.

 
                    