Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj, këtë herë në një dasmë ku u shfaq elegante dhe në formë të shkëlqyer.

Jahjaga kishte zgjedhur një fustan të kuq elegant, i cili i vinte në pah linjat, ndërsa flokët e stilizuara me valë, grimi glam dhe bizhuteritë diskrete e plotësuan pamjen e saj.

Paraqitjet e Atifete Jahjagës kanë marrë shpesh vëmendje edhe gjatë viteve të fundit, veçanërisht për stilin dhe zgjedhjet e saj në evente publike.

Edhe këtë herë, ish-presidentja u shfaq me një pamje të kuruar deri në detaje, duke kombinuar elegancën me një stil që nuk kaloi pa u vënë re.

The post Atifete Jahjaga tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit në një dasmë appeared first on Veriu.info.