Luhen sot 3 ndeshjet e fundit për këtë sezon në La Liga. Ndeshja e parë ishte ajo mes Girona-Atletico Madrid, e cila përfundoi 0-4 për “Colchoneros”.
Pjesa e parë përfundoi në barazim pa gola, ndërsa rezultati do të zhbllokohej në minutën e 67-të, pas një aksioni të bukur dhe kombinimi fantastik Sortloth-Alvarez-De Paul dhe që u finalizua me sukses nga sulmuesi norvegjez.
Goli i dytë u shënua nga Clement Lenglet në minutën e 87-të, topi i goditur nga Julian Alvarez nuk u zotërua mirë nga portiere vendas, mbrojtësi francez gjendej në kohën dhe momentin e duhur duke dërguar topin në rrjetë.
Në minutat e fundit, pati kohë dhe për dy gola të tjerë të Sorloth, i cili realizon kështu hat-trick, duke vulosur shifrat përfundimtare 0-4. Atletico e mbyll sezonin në vendin e tretë me 76 pikë, ndërsa Girona në vendin e 16-të, shumë larg nga renditja e sezonit të kaluar, ku siguroi për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në Champions League.
The post Atletico Madrid e mbyll sezonin me fitore bindëse, Girona rikthehet në realitet pas ëndrrës së sezonit të kaluar appeared first on Telesport.
