Julián Álvarez ndez merkato spanjolle. “Gjëja më e mirë për të gjithë është transferimi im”, – ka thënë 26-vjeçari për ESPN. Pavarësisht “ëndrrës” së tij për të veshur fanellën blaugrana, Atlético Madridi nuk pranon të negociojë: “Nuk ka absolutisht asnjë mundësi të hapim negociata me Barcelonën, aq më pak duke parë mënyrën si janë sjellë katalanasit. Nëse e duan lojtarin, e dinë klauzolën e tij”, – thuhet në deklaratën zyrtare.

Atlético Madridi ka kontratë deri më 2030 dhe klauzolë lirimi prej 500 milionë euro. Klubi po ashtu kërcënon me ankesë në FIFA për telefonatat e shumta ndaj lojtarit dhe rrethit të tij.

Atletico Madridi është i zemëruar, duke rikujtuar rastet e Antoine Griezmann dhe João Félix, të cilët kaluan nga “rojiblancos” te Barcelona.

Në fillim të muajit, Atlético Madridi kishte refuzuar oferta nga Barcelona dhe Real Madridi për yllin argjentinas.

 

The post Atlético Madridi “ngre murin” për Alvarez dhe kërcënon me padi: “Nuk do të negociojmë me Barçën” appeared first on Telesport.