Vizitorët e Kullës Eiffel tani mund të kalojnë mbi një urë me rrjet litarësh midis dy shtyllave të këtij monumenti të njohur në Paris, përcjell TV21. Atraksioni i përkohshëm, i hapur dje, shtrihet për 40 metra midis niveleve të para të shtyllës lindore dhe perëndimore të kullës, duke qëndruar gati 60 metra mbi tokë.

Deri dje pasdite, u krijua një radhë e gjatë me banorë vendas dhe turistë të paduruar për ta provuar instalacionin, raportoi DPA. Ura pritet të qëndrojë e hapur deri më 3 maj dhe është e disponueshme për pronarët e biletave me regjistrim paraprak, pa kosto shtesë.

E përfunduar në vitin 1889, Kulla Eiffel – e njohur edhe si Dame de Fer (Zonja e Hekurt) – është një nga atraksionet më të njohura në Francë dhe në botë.

Vitën e kaluar, kulla e vizituan pak më pak se 7 milionë njerëz, ndërsa sheshi nën të, i cili është i hapur për publikun, priti 10 milionë vizitorë.