Shtetasi grek gjashtëdhjetëvjeçar Artemios Mintzas është akuzuar për 25 vepra penale, përfshirë tentativë vrasjeje, pas një incidenti me të shtëna që ndodhi të dielën në mbrëmje në Croydon Park, në periferitë perëndimore të Sidneit .

Sipas Neos Kosmos , zona u rrethua për rreth dy orë pas raportimeve për një person të armatosur në rrugën George River, pranë Rrugës Brighton. Policia e Uellsit të Ri Jugor e përshkroi operacionin si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”.

Sipas autoriteteve, Mintzas dyshohet se qëlloi deri në 50 herë, “rastësisht dhe pa dallim”, nga dritarja e një apartamenti sipër një dyqani tregtar, duke goditur 13 automjete dhe një stacion autobusi.

The post Australi: Shtetasi grek akuzohet për 25 krime pas sulmit me 50 të shtëna në Sydney appeared first on Alsat.