Avokati i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq tha se nuk ka asnjë provë që Thaçi ka pasur rol në kryerjen e krimeve apo ka transmetuar “qëllimin e përbashkët kriminal” të të akuzuarve, apo të ketë pasur rol në hartimin dhe shpërndarjen e komunikatave të UÇK-së.
“Konsensusi i provave të dëshmitarëve ndërkombëtarë dhe brenda UÇK-së ishte se Thaçi nuk dyshohej se ishte përfshirë në krime lufte apo në ndonjë politikë të prentenduar që shënjestronte kundërshtarët. ZPS të hënën nuk kishte përgjigje për të hedhur poshtë këto pretendime.”, tha Mishetiq duke shtuar se jo në mungesë të kohës ngase i kishin edhe 45 minuta kohë por nuk kishin përgjigje.
Ai tha se prokuoria dështojë të gjejë prova.
“Mbrojtja e di që të bëni punën tuaj do të pranoni provat tona. ZPS është që nuk dëshiron të bënin punën tuaj, ata duan që ju të bëni punën e atyre. Ata duan që ju të gjeni prova që ata nuk arritën të gjenin. Ata dështuan të gjenin prova”, tha Mishetiq.
Sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar bëri “mëkat të madh”, pasi sipas tij, premtoi shumë, por nuk i mbështeti pretendimet me prova.
“Ata kanë premtuar fishekzjarrë, spektakël, por kanë paraqitur asgjë”, shtoi ai.
