Në periudhën kur e prisni momentin më të bukur në jetë, Spitali Klinik „Axhibadem Sistina“ ju mundëson kujdes mjekësor të nivelit të lartë, siguri dhe komoditet me çmime promocionale speciale për lindje. Si qendra më e madhe dhe më moderne private për lindje në vend dhe rajon, nga 15 qershori deri më 15 shtator ofron paketa promocionale për lindje. Në kuadër të promocionit, çmimi për lindje natyrale është 90.000 denarë ose 100.000 denarë, në varësi të përzgjedhjes së mjekut, ndërsa çmimi për lindje me prerje cezariane është 110.000 denarë, përkatësisht 120.000 denarë.

Paketat e reja me çmim promocional special përfshijnë: analgjezi spinale ose epidurale për lindje pa dhimbje, qëndrim prej 3 deri në 4 ditë në dhomë me dy krevate, pranimin paraoperativ dhe analizat e nevojshme laboratorike për shtatzënën. -10% ZBRITJE NË TË GJITHA SHËRBIMET SHËNDETËSORE GJATË GJITHË JETËS PËR NËNËN DHE FOSHNJËN Përfitime shtesë janë siguruar edhe për të porsalindurin. Çdo bebe e lindur në Spitalin Klinik „Axhibadem Sistina“, fiton të drejtën ekskluzive për -10% zbritje, për përdorimin e të gjitha shërbimeve shëndetësore në Spitalin Klinik „Axhibadem Sistina“, gjatë gjithë jetës. Të gjitha bebet fitojnë statusin Axhibadem

Sistina BABY, program i veçantë i besnikërisë, dhe në këtë mënyrë identifikohen të gjitha bebet e lindura deri më tani në spitalin tonë. Zbritja vlen për të gjitha shërbimet ambulatore dhe spitalore, përveç shërbimeve që tashmë kanë zbritje të përfshirë ose janë pjesë e një pakete promocionale. Zbritja prej 10% në të gjitha shërbimet shëndetësore vlen edhe për nënën pas lindjes deri në fund të jetës, ndërsa çdo nënë që lind merr edhe një dhuratë, një çantë për bebe e dizajnuar posaçërisht me brendim, e cila ka përdorim praktik dhe shërben si shtrojë për ndërrimin e rrobave ose pelenave, jastëk dhe mbulesë për beben. Çanta përmban libra dhe materiale edukative, ngjitëse për makinë, si dhe paketë produktesh për kujdes dhe pajisje për bebe. Paketat speciale për lindje, me më shumë benefite që ishin aktive deri më tani, mbeten ende në fuqi. Çmimet e reja promocionale gjatë kësaj periudhe vlejnë edhe për të gjitha shtatzënat që kanë paguar avans prej 20.000 denarësh, dhe ndërkohë nuk kanë shfrytëzuar asnjë nga përfitimet e parashikuara. “MEDIPLUS BABY” KREDI PËR LINDJE PA KAMATË Për planifikim më të lehtë financiar, shtatzënat kanë mundësi që shpenzimet për lindje t’i paguajnë me këste përmes kredisë “Mediplus Baby”, me shlyerje deri në 60 këste pa interes.
Kjo kredi e dedikuar miratohet brenda një dite nga Alta Banka. BESIM, SIGURI DHE KUJDES MJEKËSOR I NIVELIT TË LARTË PËR NËNAT E ARDHSHME DHE BEBET E TYRE Me më shumë se 25.000 të porsalindur në 25 vitet e fundit, Spitali Klinik „Axhibadem Sistina“ mbetet simbol i besimit, sigurisë dhe kujdesit mjekësor të nivelit të lartë për nënat e ardhshme dhe bebet e tyre. Materniteti disponon një ekip prej 23 gjinekologëshakusherë me përvojë, 20 mamishash dhe 40 infermiere që çdo ditë sigurojnë kujdes sipas standardeve më të larta.
Në kuadër të spitalit funksionon edhe spitali i parë privat pediatrik me qendër urgjente pediatrike, ku punojnë 27 pediatër specialistë, prej të cilëve 11 subspecialistë. Siguri shtesë ofron njësia më moderne për kujdes intensiv neonatal, ku për pacientët më të vegjël kujdeset një ekip prej 9 neonatologësh dhe 16 infermieresh të trajnuara në nivel të lartë. „Axhibadem Sistina“ vazhdon të ndjekë trendet dhe teknologjitë më moderne botërore në gjinekologji, obstetrikë dhe neonatologji, duke siguruar kujdes mjekësor të nivelit të lartë dhe përvojë të paharrueshme për çdo familje./Alsat.mk.

The post Axhibadem Sistina: Me çmime promocionale speciale për lindje nga sot deri më 15 shtator appeared first on Alsat.