Christian “Chaco” Gimenez, babai i Santiago Gimenez, foli për FOX pas zyrtarizimit të kalimit të të birit nga Milani te Porto, në huazim me të drejtë blerjeje, e cila bëhet detyrim në kushte të caktuara.

“Kur luajti, zhvilloi 9 ndeshje, por në ato 9 ndeshje vazhdoi të luante pavarësisht dëmtimit dhe nuk donte të ndalej, sepse ishte titullar. Santi nuk merr asnjë ilaç, por merrte edhe Dosul (një antidepresiv) vetëm që të luante, sepse nuk kishin alternativa të tjera dhe sulmuesit e tjerë ishin të dëmtuar. Ka gjëra që ndoshta bota nuk i di, por unë po. Sa iu përket paraqitjeve, mund të jetë që nuk shkoi mirë ose nuk ishte produktiv, por në 9 ndeshjet e para, para dëmtimit, ai ishte titullar.

Kur u rikthye nga dëmtimi, skuadra pësoi një rënie të madhe, duke kaluar nga vendi i parë në të pestin. Është pjesë e procesit të rritjes, nuk është fundi i botës. Ai është 25 vjeç, ka shënuar 99 gola në karrierë dhe në 12 ndeshje në Champions League ka realizuar 8 gola dhe ka dhënë 2 asistime”.

The post Babai i Santi Gimenez zbulon: Djali im merrte një antidepresiv vetëm që të luante appeared first on Telesport.