Zoran Jovanov, babai i Vasil Jovanovit, i cili në fund të janarit në vizë bardha, në Shkup nën ndikim të alkoolit në semafor të kuq, e goditi për vdekje Frosina Kulakovën, në seancën e sotme në Gjykatën Themelore Penale në Shkup deklaroi se nuk ndihet fajtor dhe se nuk kupton saktësisht për çfarë akuzohet. Ai akuzohet për veprën penale rrezikim të sigurisë në komunikacion, pasi sipas Prokurorisë i kishte lejuar të birit të tij të drejtojë automjet pa patentë shoferi. Në fillim të seancës së sotme, Todor Kulakov, babai i Frosina Kulakovës, i drejtoi pyetje këshillit gjykues duke kërkuar që gjykatësja Snezhana Markovska të përjashtohet nga lënda, por kërkesa u refuzua. Propozimi akuzues kundër Zoran Jovanovit u parashtrua pasi i biri i tij, Vasil Jovanov, në janar të këtij viti, duke drejtuar automjet pa patentë shoferi dhe nën ndikimin e alkoolit, goditi këmbësoren Frosina Kulakova e cila ndërroi jetë në vend, ndërsa Vasili u dënua me 12 vite burg. /Alsat.mk

The post Babai i Vasil Jovanovit nuk ndihet fajtor, nuk kupton se për çfarë akuzohet appeared first on Alsat.