Mounir Nasraoui, babai i talentit të Barcelonës, Lamine Yamal, është bërë sërish temë diskutimi për postimet e tij të fundit në rrjetet sociale. I njohur në Instagram si “Hustle Hard”, ai ka reaguar ndaj kritikave që i janë bërë për mënyrën e zjarrtë në mbrojtje të djalit. Në njërën prej “story”, Nasraoui shkroi mesazhin: “Kam lindur për të vdekur, jo për të qenë qeni i kujtdo”. Një fjali e drejtpërdrejtë ndaj atyre që e kritikojnë për qëndrimet e tij publike.

Në një tjetër postim, ai theksoi se “80% e shikimeve në Instagram gjatë 90 ditëve të fundit vijnë nga njerëz që nuk e ndjekin”, duke shtuar: “Nuk kam nevojë për askënd, më mjafton bekimi i nënës sime”.

Mounir Nasraoui është shpesh në qendër të vëmendjes për sjelljen e tij ekspresive në publik. Në gala-në e fundit të “Topit të Artë”, ai u kritikua pasi ndërhyri në momentin kur Ronaldinho po shpallte fituesin e çmimit, duke thirrur: “Lamine, për mirë apo për keq”. Një reagim që nuk u prit mirë as nga të pranishmit dhe as nga ndjekësit në rrjetet sociale.

Publicación de Mounir Nasraoui.

The post Babai i Yamal vazhdon përplasjen me kritikët: Kam lindur për të vdekur, jo për të qenë qeni i kujtdo… appeared first on Telesport.