
Kandidati i AKI për Komunën e Tetovës, Bajram Rexhepi, ka hapur sonte zyrtarisht shtabin zgjedhor në lagjen e Sahat Mëhallës para shumë qytetarëve të tubuar.
Bajram rexhepi ka theksuar rëndësinë e bashkimit për të ndërtuar Tetovën e së ardhmes.
“Sahat Mëhalla është zemra e Tetovës – këtu ndjehet zëri i qytetit, zemra e popullit dhe fryma e ndryshimit. Nga këtu, japim mesazhin e qartë: Bashkë do ta ndërtojmë Tetovën e së ardhmes!” – deklaroi Rexhepi para të pranishmëve.
Ai shtoi se fushata do të fokusohet në zgjidhje konkrete, në projektet që prekin përditshmërinë e qytetarëve dhe në ndërtimin e një Tetove më funksionale, më të pastër dhe më të drejtë për të gjithë.