Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) sot ka caktuar nënkryetarin Bajram Rexhepi, si shef të shtabit politik në Tetovë.

“Së bashku me anëtarët e kryesisë së degës së Tetovës dhe shefin e shtabit politik në Tetovë, z. Bajram Rexhepi, zhvilluam konsultime dhe koordinime, rreth përbërjes së shtabit, agjendës dhe aktiviteteve gjatë periudhës që vijon!

Së bashku, do të ndërtojmë shtab gjithpërfshirës, i cili do të jetë i gatshëm dhe në funksion që t’iu përgjigjet sfidave politike në periudhën që vijon!”, ka njoftuar Faton Ahmeti nëpërmjet një postimi ne Fejsbuk.