Pavarësisht se vëmendja e gjithë shqiptarëve sonte do të jetë në “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova nëse fiton me Turqinë do të shkojë në Botëror, në Valencia të Spanjës, Shqipëria do të ndeshet në një test miqësor ndaj Ukrainës.
Të dyja ekipet u eliminuan në gjysmëfinalet e play-offit. Shqipëria u mund 2-1 nga Polonia, Ukraina 1-3 ndaj Suedisë. Sipas marrëveshjes së nënshkruar më parë, ekipet humbëse do të ndeshen sonte mes tyre, që do të jetë thjesht miqësore.
Përsa i përket formacionit zyrtar, për Shqipërinë do të debutojë qendërmbrojtësi Bujar Pllana. Nga minuta e parë në sulm Armando Broja, pjesa tjetër e formacionit mbetet e njëjtë me atë në sfidën ndaj Polonisë.
Shqipëria XI: Strakosha,Hysaj, Gjimshiti, Pllana, Mitaj, Asllani, Shehu, Laçi, Uzuni, Hoxha, Broja.
The post Bajrami në stol, një debutues. Broja nga minuta e parë. Formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Ukrainës appeared first on Telesport.
