Julian Alvarez nuk është emri i vetëm për të cilin po punon Barcelona. Klubi katalanas i ka vënë syrin edhe një talenti të ri mbrojtës: Jorge Salinas, i lindur në vitin 2007 dhe në pronësi të Racing Santander, një nga talentet më premtuese në futbollin spanjoll.
Për mbrojtësin mund të nisë një sfidë tjetër në merkato me Atletico Madrid, të cilët janë gati të konkurrojnë me Blaugranat për lojtarin.
Salinas është një mbrojtës qendror mëngjarash që mund të luajë edhe si mbrojtës i majtë dhe konsiderohet si një nga talentet më premtuese të gjeneratës së tij.
Megjithatë, Racing Santander duket se nuk është i gatshëm të bëjë ulje: klubi thuhet se ka refuzuar tashmë një ofertë prej 14 milionë eurosh dhe ka theksuar se do të kërkojë pagesën e klauzolës prej 16 milionë eurosh.
Barcelona vazhdon ta monitorojë nga afër situatën dhe mund ta përshpejtojë procesin në javët e ardhshme.
Klubi katalanas, në fakt, është ende duke vlerësuar shitjen e Alejandro Balde, edhe ai klient i menaxherit të Salinas, Jorge Mendes, dhe një largim i mundshëm i mbrojtësit të krahut mund të lirojë burime financiare për t’u përqendruar me vendosmëri te mbrojtësi i ri i Racing.
The post Barça-Atletico, jo vetëm Alvarez. Sfidohen edhe për talentin spanjoll appeared first on Telesport.
