Reagimet e para nga klubet spanjolle kanë mbërritur direkt pasi Barcelona-s iu lejua, të paktën përkohësisht, të regjistrojë Dani Olmon si pjese te ekipit dhe gati per finalen e Superkupes se Spanjes por edhe per kompeticionet e tjera, perfshire La Liga. Atletico Madrid ka postuar nje njoftim për këtë çështje:

“Klubi Atlético de Madrid dëshiron të shprehë shqetësimin e tij të thellë për situatën që është krijuar në futbollin spanjoll pas rezolutës së miratuar këtë të mërkurë nga Consejo Superior de Deportes. Ne besojmë se ky vendim e vë në rrezik sistemin aktual, duke vënë në pikëpyetje rregullat e lojës.

Vetë Ligji i Sportit përfshin dhe mbron kontrollin ekonomik të La Liga-s dhe, megjithatë, me këtë rezolutë ai vihet në rrezik. Kontrolli ekonomik i La Ligës ka qenë mjeti kryesor që na ka lejuar ta transformojmë futbollin tonë në një sektor të qëndrueshëm, një proces i admiruar ndërkombëtarisht.

Klubi ynë, si të gjithë anëtarët e La Ligës deri në këtë zgjidhje, ka respektuar rregullat e kontrollit ekonomik dhe do të vazhdojë t’i zbatojë ato. Në fakt, për të konkurruar në nivelin e viteve të fundit, ne kemi vendosur të bëjmë disa rritje kapitali, pavarësisht përpjekjeve të mëdha që kjo kërkon.

Kjo ndërhyrje e qeverisë krijon një precedent shumë të rrezikshëm, pasi i hap derën anashkalimit të rregullave dhe përsëritjes së gabimeve të rënda të së shkuarës. Atlético de Madrid mbetet i përkushtuar ndaj rigorozitetit dhe menaxhimit të përgjegjshëm. Pa rregulla të qarta dhe të barabarta për të gjithë, konkurrenca e ndershme nuk është e mundur”.

The post Barca regjistron Olmon, Atletico Madrid shpërthen me akuza: “Pa rregulla, konkurrenca e ndershme nuk është e mundur…” appeared first on Telesport.