Barcelona fiton 4-1 ndaj Girona-s dhe kryeson sërish +3 pikë nga Real Madrid i vendit të dytë. Përsa i përket takimit të sotëm, rezultati u zhbllokua në minutën e 43-të, falë një goditje dënimi nga Lamine Yamal, topi devijohet nga mbrojtësi i Girona-s, Ladislav Krejci, në portën e vetë.
Me fillimin e pjesës së dytë, miqtë kanë barazuar shifrat me golin e Arnaut Danjuma, pas asistit të Dley Blind, i cili përfitoi nga një gabim i katalanasve. Girona e ka mbajtur barazimin vetëm për pak minuta, pasi katalanasit kanë kaluar sërish në avantazh falë Robert Lewandowskit, polaku shënoi një gol të bukur pas asistit të Fermin Lopez.
Në minutën e 75-të, Frenkie De Jong tregon aftësitë e tij pse është i pazëvendësueshëm te Barcelona, duke dhënë një assist fantastik për Lewandowski-n, i cili dërgon topin në rrjetë për herë të dytë. Në minutën e 85-të ishte radha e Ferran Torres për të shënuar, pas asistit të Gerard Martin. Shifrat përfundimtare, Barcelona-Girona 4-1.
The post Barcelona bën detyrën ndaj Girona-s, +3 nga Reali (video) appeared first on Telesport.
